Lexoni edhe:
Fatura e zgjedhjeve komunale, test serioz për stabilitetin dhe jetëgjatësinë e Qeverisë
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka pritur në Bruksel grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë për targat.
Lajcak ka postuar një fotografi nga takimi ku ka thënë se grupet punuese do të takohen rregullisht.
Fatura e zgjedhjeve komunale, test serioz për stabilitetin dhe jetëgjatësinë e QeverisëLexoni edhe:
“Këtë mëngjes në Bruksel mirëprita delegacionet e ekspertëve në takimin e parë të Grupit Punues për targat e veturave, siç jemi pajtuar më 30 shtator. Grupi që u kryesua nga këshilltarët e mi do të takohen në baza të rregullta. Unë besoj që ata do të prezantojnë gjetje konkrete për gjashtë muaj”, ka shkruar Lajcak.
Më 20 shtator, Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat nga Serbia. Ky vendim u pasua me protesta e ngritje barrikadash në afërsi të dy pikëkalimeve kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë: Jarinjë dhe Bërnjak.
Më 30 shtator, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, palët arritën një zgjidhje të përkohshme dhe të dyja shtetet më 4 tetor nisën vendosjen e etiketave ngjitëse në simbolet shtetërore në targa.
Sipas kësaj marrëveshjeje, Kosova dhe Serbia do të formojnë një grup punues, që brenda gjashtë muajsh të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme për çështjen e lirisë së lëvizjes.
This morning in Brussels, I welcomed the expert delegations for the first meeting of the Working Group on license plates, as agreed on 30 September. The Group chaired by my advisers will be meeting on a regular basis. I trust they will present concrete findings in 6 months. pic.twitter.com/dwxZGV1PAM
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 21, 2021
(Kosova Sot Online)