
Mblidhet LDK, a do të diskutohet për koalicionet?!

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mblidhet sot në mesditë.
Burime të Gazetës Blic kanë treguar se Kryesia e LDK do të mblidhet në orën 12:00.
Ende nuk dihen temat që do të diskutohen gjatë kësaj mbledhjeje, por sigurisht se fokusi do të jenë zgjedhjet e 17 tetorit dhe diskutimet se më kë potencalisht mund të shkojë bashkë LDK në disa komuna në raundin e dytë që mbahet me 14 nëntor.
Kosova Sot Online do të ju mbajë të informuar për rrjedhën e kësaj ngjarje.
(Kosova Sot Online)