Lexoni edhe:
Qeveria ofron 1 milion dollarë shpërblim për gjetjen e 4 vjeçares së zhdukur
Sipas një studimi të sigurimit shëndetësor izraelit, Clalit të publikuar të mërkurën në bashkëpunim me studiues të Universitetit të Harvardit vaksina e BioNTech/Pfizer ul me 90% tek të rinjtë rrezikun e infektimit me variantin Delta dhe mbron 93% nga simptomat me këtë variant të virusit.
Për këtë studiuesit kanë analizuar të dhëna nga 95.354 të rinj të vaksinuar nga mosha 12 deri në 18 vjeç, thuhet në publikimin e rezultateve.
Qeveria ofron 1 milion dollarë shpërblim për gjetjen e 4 vjeçares së zhdukurLexoni edhe:
Ato janë krahasuar me një numër korrespondues të të rinjve të pavaksinuar. Rezultatet janë publikuar në revistën “New England Journal of Medicine”, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa.
Të dhënat janë mbledhur nga data 8 qershor deri në 14 shtator, raportojnë studiuesit, kjo përkon me valën e katër të koronës në Izrael, ku varianti Delta i virusit ishte dominues.
Studimi nuk mund të jepte të dhëna se sa efekt mbrojtës ka vaksina ndaj sëmundjes së rëndë apo vdekjes, sepse raste të tilla tek të rinjtë janë shumë të rralla.
Në Izrael ka përdorim më të madh vaksina BioNTech/Pfizer. Në qershor Izraeli filloi me vaksinimin e fëmijëve nga mosha 12 vjeç. Deri tani janë vaksinuar aty 45% e fëmijëve nga mosha 12-15 vjeç.
(Kosova Sot Online)