Kandidates për asamble në Prishtinë, nuk i figuron as vota e vet

  • E /
  • 22 October 2021 - 09:28
Kandidates për asamble në Prishtinë, nuk i figuron as vota e vet

Kandidates së Nismës Socialdemokrate, Lejla Rama – Gashi, në formularin e zgjedhjeve të 17 tetorit, nuk i figuron as vota e saj në garën për këshilltare komunale në Prishtinë.

Rama – Gashi ishte kandidate për asamble të Prishtinës nga NISMA, por në qendrën ku ajo vet ka votuar, asaj nuk i figuron asnjë votë.

Lejla Rama – Gashi në një postim në Facebook ka thënë se procesi zgjedhor lë shumë për të dëshiruar.

“Procesi zgjedhor i së dielës lë shumë për të dëshiruar, duke ditur se parregullsitë kanë dominuar në shumë prej vendvotimeve në Prishtinë, e një prej shembujve është vendvotimi im, që unë si kandidate kam votuar vetën, ndërsa në FRK kam rezultuar me asnjë votë”.

“Unë do të ngre zërin për votën time, dhe për votat e tjera që ju mi keni besuar, duke u zotuar se deri në fund do të luftoj ligjërisht përmes ankesave që vullneti juaj të zbatohet deri në fund”, ka shkruar tutje Lejla Rama – Gashi.

Sa herë që mbahen zgjedhje në Kosovë, kandidatët e subjekteve të ndryshme politike ankohen për vjedhje votash.

(Kosova Sot Online)