Raporti 24 orësh për rastet e reja të infektuara me COVID-19 në Kosovë

  • E /
  • 22 October 2021 - 15:02
 Raporti 24 orësh për rastet e reja të infektuara me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 16 raste të reja me COVID-19.

Këto raste janë konfirmuar pas testimit të mbi 2 mijë mostrave.

MSh’ja ka njoftuar edhe për shërimin e 45 pacientëve. Aktualisht, numri i rasteve aktive në gjithë vendin është 481.

“Nga 2.115 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.151. Në total numri i rasteve aktive është 481”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)