“Kështu bëj në Kosovë”, arsyetimi i zyrtarit të EULEX-it për parkimin e gabuar

  • E.K /
  • 23 October 2021 - 12:06
“Kështu bëj në Kosovë”, arsyetimi i zyrtarit të EULEX-it për parkimin e gabuar

Një zyrtar i EULEX-it ka parkuar veturën e tij zyrtare mbi hapësirën e gjelbër pranë trotuarit në një rrugë në Prishtinë.

Ai është incizuar nga një qytetar i cili e ka pyetur nëse e parkon veturën njëjtë edhe në vendin prej nga vjen, e përgjigja e punonjësit të EULEX-it ka qenë se kështu e parkon në Kosovë.

Pas këtij bashkëbisedimi zyrtari futet në veturë dhe largohet.

(Kosova Sot Online)