Kush e kërcënoi Ramiz Lladrovcin, ky i fundit ia çon një selam

  • E. /
  • 23 October 2021 - 17:52
Kush e kërcënoi Ramiz Lladrovcin, ky i fundit ia çon një selam

Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pas arrestimit të personit që e kanosi atë.

Ai u shpreh se nuk e ka njohur personin në fjalë dhe nuk ka pasur njohuri se cilat janë motivet e këtij kërcënimi.

“Si prind e familjar, si kryetar komune dhe veprimtar politik gati katër dekada, për idealet dhe qëllimet politike, nuk jam ndalur, as do të ndalem. Shpifjet as kërcënimet kundër meje, pavarësisht burimit, nuk më ndalin të punoj dhe zbatoj ligj. Kundërshtar e armik të vetëm e të papajtueshëm kam pasur vetëm një, e ai ishte regjimi okupator”, shkroi në Facebook Lladrovci.

Postimi i plotë

Qytetarë të nderuar,

Si person me veprimtari politike, nga vitet ’80 e këndej, kam parë e përjetuar sulme të ndryshme, nga persona të ndryshëm. Nuk ia kam pasur frikën as shpifjeve as kërcënimeve të hapura apo anonime, por, të gjitha i kam paraqitur pranë organeve përgjegjëse.

Është për keqardhje dhe u ndjeva keq nga lajmi në një portal lidhur me një qytetar, sipas Policisë, është kërcënues ndaj meje, tek i cili u gjetën edhe armë dhe radiolidhje. Këtë person as e njoh as nuk kam pasur njohuri se cili është, apo cilat janë motivet e tij.

Kërcënimet e fundit gjatë fushatës zgjedhore, me emra e identitete të rrejshme, në rrjetet sociale, tashmë kanë filluar të zbulohen, ky është rasti i parë. E falënderoj Policinë për punën profesionale.

Si prind e familjar, si kryetar komune dhe veprimtar politik gati katër dekada, për idealet dhe qëllimet politike, nuk jam ndalur, as do të ndalem. Shpifjet as kërcënimet kundër meje, pavarësisht burimit, nuk më ndalin të punoj dhe zbatoj ligj. Kundërshtar e armik të vetëm e të papajtueshëm kam pasur vetëm një, e ai ishte regjimi okupator.

Jemi në kohën para balotazhit dhe uroj që gjithçka të vazhdojë, sikur deri më tash, me kulturë dhe qytetari shembullore, ashtu sikur na ka hije, komuna më e mirë në Kosovë, komuna edhe me qytetarët më të mirë.

(Kosova Sot Online)