Diaspora i jep përkrahje LVV-së, Arben Vita më i votuar bindshëm me postë se kundërkandidatët e tij
Ka përfunduar numërimi i votave të ardhura me postë nga mërgata në Qendrën për Numërim të KQZ-së.
Për komunën e Prishtinës, mërgimtarët votuan më shumë kandidatin e VV-së, Arben Vitia, por jo mjaftueshëm që ky të sigurojë një fitore pa balotazh.
Vitia mori 231 vota, ndërkohë kandidati i LDK-së, Përparim Rama ka marrë 52.
Rama dhe Vitia do të garojnë në balotazh pasi asnjëri nuk ka arritur të marrë mbi 50% të votave në total në raundin e parë.
Uran Ismaili i PDK-së ka marrë 23 vota, Daut Haradinaj i AAK-së 9 dhe Gëzim Mehmeti i AKR-së ka marrë 3.
Ndryshe, pas numërimit të 99.52% të votave në Prishtinë, rezultati ishte kështu: Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje printe me 42.26%, ndërkaq pas tij vije Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 29.34%.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Raundin i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë do të mbahet me 14 nëntor.
(Kosova Sot Online)