Lexoni edhe:
SHBA-ja dhe BE-ja në krah të Kosovës, krimi i organizuar nuk njeh komb
Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e LVV-së, Shpejtim Bulliqi, pas rezultatit zgjedhor të 17 tetorit, thotë se janë duke bërë një analizë të asaj se çfarë ndodhi atë të dielë.
Bulliqi, i cili është kryetari aktual i Podujevës tha se brenda partisë akoma nuk kanë diskutuar rreth vijave të kuqe apo koalicioneve të mundshme.
SHBA-ja dhe BE-ja në krah të Kosovës, krimi i organizuar nuk njeh kombLexoni edhe:
“Ne ende nuk jemi takuar me diskutu rreth vijave të kuqe as koalicioneve të mundshme, jemi duke bërë një analizë të asaj çfarë i ka ndodhur votës në përgjithësi dhe pastaj do të shohim çfarë do të ndodhë tutje”, tha Bulliqi për Blicin.
Ekrem Hyseni i LDK-së ka marrë më së shumti vota në garën për kryetar të Podujevës, pas numërimit të votave të rregullta. Ai ka marrë 44,30% të votave, ndërsa Bulliqi është radhitur i dyti me 44,00%.
(Kosova Sot Online)