Lexoni edhe:
Heshtjen e Shpend Ahmetit me skandalin e pronës së Ndërmarrjes Publike Banesore, ta thyen prokuroria e shtetit duke vepruar Ex-oficio me ngritje të kallëzimit penal!
Lideri i Lëvizjes ‘Dveri’, Boshko Obradoviq ka dhënë një intervistë për mediat serbe ku ka folur për Kosovën, zgjedhjet e ardhshme në Serbi dhe kandidaturën e tij për president, duke dhënë detaje se si e sheh ai çështjen e Kosovës dhe të dialogut.
Ai është një nga opozitarët më të zhurmshëm të pushtetit aktual në Serbi, derisa ka thënë se pushteti i katër viteve të ardhshme nuk mund të shkojë si ky dhe ka kërkuar nga qytetarët t’i japin votën atij, shkruajnë mediat serbe.
Obradoviq është pyetur për çështjen e Kosovës dhe dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, cili do të ishte varianti i tij për zgjidhjen e këtij problemi dhe cilat do të ishin veprimet e tij.
Ai për mediat serbe ka thënë se do të kërkonte në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga Kina dhe Rusia implementimin e Rezolutës 1244 dhe gjithashtu do të kërkonte nga Rusia ndërtimin e një baze ushtarake në Rashkë.
“Me kthimin e temës së Kosovës dhe Metohisë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ku ne kemi aleatë Rusinë dhe Kinën dhe me kërkesën për zbatimin e Rezolutës 1244, e cila parasheh kthimin e deri 1000 anëtarëve të stafit shtetëror serb në territorin e Kosovës. Dhe do t’i bëjmë thirrje Rusisë që të formojë bazën e saj ushtarake në Rashkë, sepse vetëm kështu mund të jenë të barabarta këto negociata me Kosovën”, tha Obradoviq në një intervistë për mediat serbe.
I pyetur se pse po kandidon për president ai u shpreh se është koha për ndryshimin e gjeneratave në politiken serbe ku duhet të vijnë njerëz që nuk kanë pasur pushtet në duar.
(Kosova Sot Online)