Ishte nisur për në shkollë dhe nuk është kthyer më, raportohet një vajzë e zhdukur në Prizren

  • E. /
  • 26 October 2021 - 10:10
Ishte nisur për në shkollë dhe nuk është kthyer më, raportohet një vajzë e zhdukur në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë është raportuar e zhdukur në Prizren.

Rasti është raportuar të hënën.

“Rr. Tahir Sinani, Prizren 23.10.2021 – 13:20. Ankuesja femër kosovare me datën 25.10.2021 ka raportuar se me datën 23.10.2021 vajza e saj kishte shkuar në shkollë, por prej asaj kohe më nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raport.

Njësitë policore janë duke e hetuar rastin.

(Kosova Sot Online)