Pendohet protestuesi që e kapi fytyrën me ngjitës në rrugë

  • E /
  • 26 October 2021 - 12:26
Pendohet protestuesi që e kapi fytyrën me ngjitës në rrugë

Një protestues kundër ndryshimeve klimatike në Britani, i cili vendosi që të përdorte një mënyrë të çuditshme për ta shprehur kundërshtimin e vet, ka pranuar se është penduar që e kapi fytyrën me ngjitës në rrugë.

“S’ishte një ndër veprimet e mija më të mira”, tha Matthew Tulley, i cili është pronar i kompanisë “Solid Carbon Storage”. Ai ishte në mesin e 52 të arrestuarve në protestë të hënën.

Duke folur me fytyrën e vet të ngjitur me ngjitës në rrugë të hënën, ai tha: “(Ky veprim) ishte për të bërë një deklaratë se gjërat janë goxha kritike dhe desha që të kem një veprim ekstrem për ta pasqyruar natyrën ekstreme të urgjencës me të cilën po përballemi.”

Por kur njerëzit përreth tij përdorën gërshërë që t’i këpusnin qimet e mbetura në rrugë, Tulley tha: “Nuk ishte një ndër veprimet e mia më të mira”, shkruan Daily Mail.

Protestuesit kanë bllokuar mijëra kilometra të autostradave dhe rrugë tjera të rëndësishme në Angli në shenjë proteste, por sipas vlerësimit të një gjykate, ata mund të dënohen me dy vjet burgim e gjoba në të holla.

(Kosova Sot Online)