Lexoni edhe:
Demokracia dhe legjitimiteti institucional në rrezik serioz, nga 1.800.000 votues të regjistruar mbi 950.000 prej tyre nuk kanë votuar!
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar në 19-vjetorin e vrasjes ish-Kryetarin e Suharekës, Ukë Bytyçi.
“Sot u bën 19 vjet nga vrasja makabre e Ukë Bytyçit, veprimtarit të orëve të para të çështjes kombëtare, kryetarit të degës së LDK-së dhe Kryetarit të Suharekës. Ukë Bytyçi, tërë jetën ia kushtoi Kosovës. Në rrugëtimin tonë për liri, pavarësi dhe demokraci, ai ishte gjithmonë ndër të parët, kurdo dhe kudo që i duhej atdheut, edhe atëherë kur me pushkë duhej mbrojtur pragu i shtëpisë”, është shprehur Abdixhiku.
Ai ka thënë se Ukë Bytyçi, me vullnetin dhe përkushtimin e pashoq kontribuoi edhe në krijimin e një kulture qeverisëse demokratike në nivel lokal.
“Gjersa po festonte fitoren e madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Suharekë, së bashku me aktivistë dhe qytetarë, ai u vra pabesisht nga dora kriminale që nuk ia donte të mirën komunës e atdheut”.
“Kryetari emblematik i Suharekës, Ukë Bytyçi, mbetet figurë identifikuese e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si njeri me vlera të larta njerëzore, i guximshëm e mbi të gjitha shumë modest”.
“I përjetshëm kujtimi për kryetarin e Suharekës, Ukë Bytyçi!”.
(Kosova Sot Online)