OBSH: Nevojiten miliarda dollarë për të arritur synimet për vaksinim

  • E /
  • 29 October 2021 - 09:41
OBSH: Nevojiten miliarda dollarë për të arritur synimet për vaksinim

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se nevojiten miliarda dollarë për ta furnizuar botën me vaksina dhe ilaçe kundër koronavirusit, deri në shtator të vitit 2022.

OBSH ka thënë më 28 tetor nga Gjeneva se 23.4 miliardë dollarë janë të nevojshëm për të parandaluar të paktën 5 milionë vdekje potenciale, si dhe rreth 5.3 miliardë dollarë për ta ruajtur ekonominë globale.

Sipas kësaj Organizate, shpërndarja e pabarabartë e vaksinave dhe ilaçeve është duke parandaluar dhënien fund të pandemisë sa më shpejt që është e mundur.

“Nëse 6.8 miliardë vaksina, që janë dhënë deri më tani, do të ishin shpërndarë në mënyrë të barabartë, ne do të arrinim shënjestrën prej 40 për qind të vaksinimit në çdo shtet”, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Zyra për Afrikën e OBSH-së, ka thënë se vetëm 10 për qind e 54 shteteve në rajonin afrikan do të mund të arrijnë vaksinimin e 40 për qind të popullatës deri në fund të këtij viti, në rast se nuk bëhet më shumë në këtë drejtim.

(Kosova Sot Online)