Lexoni edhe:
Pesëvjeçares i këputen flokët nga mikseri i ëmbëlsirave, tmerrohet nëna e saj
Një grua e cila bleu atë që mendonte se ishte një gur bizhuterish, zbuloi se në të vërtetë ishte një diamant 34 karat vlera e të cilit arrin 2 milionë paund.
Pronarja e diamantit, 70 vjeç, kishte pastruar shtëpinë e saj në Northumberland dhe e kishte çuar për ta vlerësuar së bashku me disa sende të tjera të vjetra.
Pesëvjeçares i këputen flokët nga mikseri i ëmbëlsirave, tmerrohet nëna e sajLexoni edhe:
Drejtuesi i ankandit Mark Lane tha se vlera e tij e vërtetë kishte ardhur si një “tronditje e madhe”.
Perla, e cila është më e madhe se një monedhë, do të dalë në ankand muajin e ardhshëm.
“Zonja hyri me një çantë me bizhuteri dhe disa sende të tjera. Diamanti ishte në një kuti së bashku me bizhuteritë e dasmës. Ne pamë një gur mjaft të madh, më të madh se një monedhë dhe na u deshën 2 ditë për ta testuar. Më pas ia dërguam atë partnerëve tanë në Londër përpara se të certifikohej nga ekspertët në Antwerp, Belgjikë, të cilët konfirmuan se ishte diamant 34 karat”, tha Lane.
Lane tha se pronarja e gurit, e cila donte të mbetej anonim, nuk mund të kujtonte se ku dhe kur e kishte blerë atë.
(Kosova Sot Online)