Serbëve u dhemb organizimi i protestës në SHBA, ja çfarë thonë analistët atje

  • E /
  • 29 October 2021 - 12:49
Serbëve u dhemb organizimi i protestës në SHBA, ja çfarë thonë analistët atje

“Politikanët e Prishtinës dhe lotuesit shqiptar po përpiqen në mënyrë konstante të ndryshojnë tezat dhe në secilin hap të paraqesin Serbinë si fajtorin kryesor për të gjitha krimet në Kosovë dhe regjion. Me atë rast organizojnë protesta si ishte ajo në ShBA, kur përveç shqiptarëve iu bashkuan edhe kroatët dhe boshnjakët. Aq më shumë shqetëson paralajmërimi i ndërhyrjes në veri, që dëshmohet me aktivitetet e KFOR-it në Vallaç, që tregon synimin e Prishtinës për të marrë në kontroll trafo-stacionin”, thonë analistët Snezhana Paunoviç zëvendës i Këshillit për Kosovë, Dr Dragan Simeunoviç nga Fakulteti i Shkencave Politike dhe Marko Gjuriç ambasadori i Serbisë në ShBA, njoftojnë mediat sebe.

“Çdo kush ka të drejtë të protestojë, në Nju Jork ka shumë protesta, por nuk ka njësi ROSU, askush nuk i maltreton protestuesit. Në protestën para konsullatës serbe ka pasur pak njerëz, andaj kuptoj nervozën mes shqiptarëve, pasi këtu nuk dëgjohet më zëri i tyre si viteve tjera, vetëm ditëve të fundit kam takuar 9 kongresistë, nga ana tjetër Serbia vazhdon të forcohet dhe kjo është shkak i urrejtjes ndaj Vuçiqit”, tha Gjuriç.

“Ne presim nga bashkësia ndërkombëtare të përmbushen obligimet, Serbia do të përmbush obligimet e veta, por nuk duhet menduar kjo nëse nuk përmbushet marrëveshja e Brukselit, pasi problem përbëjnë deklaratat e Prishtinës se nuk do përmbushet marrëveshja”, tha ai.

“Ajo që ndodhi në Nju Jork i vjen era Kurti, që dëshiron të mbetet në pushtet pas rënies së mbështetjes së tij, pasi në prag është ndërrimi i kreut politik në Prishtinë. Me rëndësi është angazhimi i diplomacisë sonë, shumë veta të dërguar atje si shpërblim, kanë punuar kundër vendit të vetë rreth çështjes së Kosovës. Në ShBA kanë ndryshuar qëndrimet, nuk mund të përdoren masat e njëjta, e Kurti sillet si vitet e 90-ta, kur shqiptarët kishin mbështetje jo-kritikuese. Perëndimi vazhdon të shikojë Kosovën si krijesën e vetë, ndërsa amerikanët nuk do ta harrojnë Ballkanin“, thotë Simeunoviç.

“Çdo gjë që ndodhet në veri të Kosovës për shqiptarët është me rëndësi strategjike, tek Kurti dhe ekipi i tij ka frikë nga humbja e pushtetit. Ndoshta kthehen disa diplomatë amerikanë nga vitet 90-ta, por situata ka ndryshuar”, thotë Paunoviç.

“Millosheviç ka gabuar shumë, e viteve 90-ta as Kisha Ortodokse Serbe nuk u gjend siç duhet, sot kemi shumë kryesi më kualitative në krye me Porfirije, kemi udhëheqës me përvojë”, thotë Simeunoviç.

(Kosova Sot Online)