
Vajza e vogël përfundon në spital nga rrahja, arrestohet babai 27-vjeçar

Një burrë 27 vjeç në Tiranë u arrestua mbrëmjen e së premtes pasi ka rrahur vajzën e tij të vogël derisa ajo ka përfunduar në spital.
Arrestimi i shtetasit R.K u bë nga efektivët e Komisariatit të Policisë numër 5 në kryeqytet, kurse e mitura ndodhet në spital ku po merr ndihmën mjekësore.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. K, 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij së mitur, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin zyrtar.
(Kosova Sot Online)