Lexoni edhe:
Serbia nuk heq dorë nga opsioni i ndarjes së Kosovës, Vlora Çitaku dhe Shpend Ahmeti zëdhënës të Vuçiqit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një tren në qytetin e Japonisë, Tokio.
Një burrë 24-vjeçar i veshur si protagonisti i filmit “Joker” sulmoi pasagjerët, që ndodheshin një linjë treni në Tokios mbrëmjen e së dielës ( 31 tetor).
Mesohet se nga sulmi u plagosën 17 pasagjerë, të cilët po shkonin të festonin mbrëmjen e Halloween në qytet.
Sipas dëshmitarëve autori i ngjarjes spërkati trenin me një lëndë djegëse dhe i vuri zjarrin.
Pamjet në video tregojnë pasagjerët që vrapojnë të tmerruar për të dalë nga treni.
“Mendova se ishte një shaka për Halloween“, tha një dëshmitar për mediet vendase.
Për fat të mirë autori është arrestuar.
Sipas medieve lokale autori ka deklaruar se dëshironte të vriste shumë njerëz , në mënyrë që të dënohej me vdekje.
Agjencia e lajmeve AP, duke cituar Departamentin e Zjarrfikësve të Tokios, tha se tre nga të plagosurit kishin plagë të rënda.
Mediat lokale raportojnë se një i moshuar ra pa ndjenja pasi u godit me thikë në sulm.
Video nga vendi i ngjarjes tregon pasagjerët që vrapojnë nga sulmuesi, duke u penguar përmes një dere lidhëse midis vagonëve dhe duke u ngjitur nëpër dritaret e trenit pasi ai bëri një ndalesë emergjente.
(Kosova Sot Online)