Shokohen mjekët, lind foshnja rreth 7 kilogramë

  • E /
  • 01 November 2021 - 10:48
Shokohen mjekët, lind foshnja rreth 7 kilogramë

Një foshnje e porsalindur që peshonte njësoj si një top ‘bowlingu’ ishte aq i madh saqë u deshën dy mami për ta nxjerrë jashtë.

Cherral Mitchell, 31 vjeçare, tha se stafi ishte i shokuar se sa i rëndë ishte ai.

Me një peshë rreth 6.775 kilogramë, ai besohet të jetë i porsalinduri i tretë më i madh ndonjëherë në Angli, shkruan MetroUk.

Ardhja e Alpha ishte një surprizë e madhe, pasi nëna e tij kishte marrë spiralen kontraceptive përpara se ajo të mbetej shtatzënë me bashkëshortin e saj 35-vjeçar Tyson, një inxhinier elektrik.

Cheral, e cila ka edhe tre fëmijë të tjerë, tha: “Nuk menduam se ai do të ishte kaq i madh. Të gjithë vazhduan të qeshin kur i doli koka. Bashkëshorti im Tyson tha “o Zot, ai është i trashë”. Ishin dy infermiere që e kanë tërhequr”.

Mjekët besojnë se madhësia e Alpha mund të jetë për shkak se ai ushqehej me lëngjet me sheqer të Cherral ndërsa ishte në mitër.

(Kosova Sot Online)