Lexoni edhe:
Nuk respektuan orarin e lëvizjes, pesë persona gjobiten me nga 200 euro
Një fëmijë është goditur nga një veturë në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Pas përplasjes nga vetura, fëmija ngrihet në këmbë dhe largohet pak nga vetura, derisa qytetarët që janë në afërsi të vendit të ngjarjes shkojnë për t’i dalë në ndihmë.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka deklaruar për Express se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Mark Dizdari”, në orën 12:30.
Nuk respektuan orarin e lëvizjes, pesë persona gjobiten me nga 200 euroLexoni edhe:
“Sot rreth orës 12:30, në rrugën “Mark Dizdari”,në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori, ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti.
Media ka siguruar pamje nga momenti i aksidentit.
(Kosova Sot Online)