Çdo ditë na vinte mesazhi 7, 6 , 5…Gashi zbulon se me urdhër të kujt ra qeveria ‘Kurti 1’
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka treguar prapaskena e rrëzimit të qeverisë në mes të LDK’së dhe Vetëvendosjes.
Ai ka rrëfyer se si ish i Dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, u kishte dhënë LDK-së 7 ditë kohë që ta rrëzojnë qeverinë Kurti 1.
Gashi ka thënë për ‘kanal 10’ se ishte Grenell, ai që u kishte dhënë 7 ditë kohë për rrëzimin e qeverisë Kurti1, që përbëhej në mes të LDK’së dhe VV’së.
“Ne kemi pasur në mënyrë të saktë dhe të qartë të shkruar se kemi 7 ditë për të rrëzuar qeverinë. Dhe çdo ditë ka ardhur mesazh, 7, 6 , 5 nuk ka asgjë të re dhe mezi i kemi nxjerrë tri ditë të reja. E ka thënë vetë ambasadori amerikan se ata kanë bërë presion për ta rrëzuar”, thotë Gashi.
https://www.facebook.com/watch/?v=2813820338921553
(Kosova Sot Online)