Dëshmitari e pranon se është takuar me Mustafën, thotë se i është prezantuar si Cali

  • E /
  • 02 November 2021 - 13:15
Dëshmitari e pranon se është takuar me Mustafën, thotë se i është prezantuar si Cali

Është duke vazhduar seanca e gjykimit ndaj Salih Mustafës në Gjykatën Speciale në Hagë.

Dëshmitari i radhës në rastin kundër Mustafës, foli edhe për takimet që ka zhvilluar me këtë të fundit.

A e pranoi se më parë është takuar me Mustafën teksa kur u pyet nëse janë takuar  edhe pa luftës, përgjigja e tij ishte e paqartë.

Dëshmitari e pranoi se Mustafa i është prezantuar atij si Cali.

Pjesë nga dëshmia:

Avokati Von Bone: A jeni takuar ndonjëherë me z.Mustafa më përpara?

Dëshmitari: Po jam takuar

Avokati: A jeni takuar ndonjëherë pas luftës?

Përgjigja e dëshmitarit e paqartë.

Avokati: A e keni takuar ndonjëherë personalisht gjatë luftës.

Përgjigja e dëshmitarit paraqitet si përmbajtje e redaktuar.

Avokati: Je përshëndetur apo si?

Përgjigja e paqartë e dëshmitarit.

Avokati: Si u përshëndetët me të atëherë, si e dinit që ishte ai.

Dëshmitari: E kam njohur në bazë të shokëve.

Avokati: A të ka thënë ty dikush tjetër që personi ishte Salih Mustafa?

Dëshmitari: Po

Avokati: A të tha ai që ishte Salih Mustafa apo Cali?

Dëshmitari: Cali, Cali

Avokati: A ka ardhur ndonjëherë ai tek ti për ta riparuar veturën apo për diçka të ngjashme?

Përgjigja e dëshmitarit e paqartë.

Avokati: A keni pasur ju ndonjëherë ndonjë kontakt personal apo vetëm përshëndetje dhe asgjë tjetër?

Dëshmitari: Vetëm përshëndetje, kontakt personal jo asnjëherë.

Në momentin kur avokati e pyeti dëshmitarin për njësinë “Skifterët”, përgjigja e dëshmitarit u paraqit si përgjigje e redaktuar.

Avokati: Z. Dëshmitar, ti the që Brigada 153 e kishte shtabin tek shkolla. A është e saktë kjo?

Dëshmitari: Po.

Avokati: Kush ishin komandantët?

Dëshmitari: Kur kam shkuar unë ka qenë  Sejdi Veseli nëse nuk gaboj kështu.

Avokati: Për çfarë shkove ti atje?

Seanca kaloi në private.

Avokati: A varej nga Brigada njësia juaj?

Deklarata e dëshmitarit e paqartë.

Avokati:  A mund të na thuash se si e ke vënë re këtë gjë. Si e kuptove që varej nga Brigada.

Dëshmitari: Nuk kam përgjigje në këtë pyetje.

Avokati: a ju ka shpjeguar dikush më përpara që ju vareshit nga Brigada 153 bë kohën kur u anëtarësuat në UÇK.

Dëshmitari: Po.

Avokati: A vinin në njësinë tuaj udhëheqësit e Brigadës?

Përgjigja e dëshmitarët e paqartë.

Avokati: Me kë takoheshin kur vinin?

Dëshmitari: Me komandantin e njësisë.

Avokati: Pse shkojë atje, çfarë pune bëje?

Dëshmitari: Me qu ushqime.

Avokati: Të kujtohet se ke shkuar edhe tek baza e “Skifterëve”.

Dëshmitari: Vetëm njëherë kam qenë aty.

Avokati: A mund të na shpjegosh se si ishte baza atje kur ke shkuar?

Dëshmitari: Tash shumë pak po më kujtohet. Ka qenë një shtëpi, kemi marrë ushqimin aty dhe nuk më kujtohet kumedit sa ajo pjesë.

Avokati: E kishe parë ndonjëherë më përpara atë ushtarin ti?

Përgjigja e dëshmitarit e paqartë.

Avokati: A ishte vetëm një shtëpi e vetme aty për të cilën po flet?

Dëshmitari: Po.

Avokati: Mendon se ishte një vend i izoluar aty?

Dëshmitari: Në çfarë kuptimi i izoluar. S’po e kuptoj.

Avokati: Ishte pranë një fshati apo në një vend të humbur që s kishte shtëpi përreth?

Dëshmitari: S’kishte shtëpi përreth.

 Avokati: E madhe apo e vogël ishte kjo shtëpia apo ishte një shtëpi normale për një familje, a mund të na e shpjegosh më tej.

Dëshmitari: Nuk e di. E di që ka qenë një shtëpi, por nuk e di se a ka qenë për një familje apo si ka qenë. 

(Kosova Sot Online)