Të hënën protestojnë punëtorët shëndetësorë

  • E. /
  • 02 November 2021 - 14:43
Të hënën protestojnë punëtorët shëndetësorë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se në mbledhjen e Kryesisë së FSSHK-së e autorizuar nga Këshilli Drejtues vendosi që ditën e hënë me datë 08.11.2021 në ora 10:00 të mbajë protestë para qeverisë, me anëtarët e Këshillit Drejtues.

Sipas FSSHK’së, qëllimi i kësaj proteste është senzibilizimi i opinionit dhe udhëheqjes vendore lidhur me gjendjen e rëndë sociale të punëtorëve shëndetësorë.

“Kërkesa jonë madhore është rregullimi i gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësor përmes procedimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe implementimin e tij nga janari i vitit 2022. Kërkojmë nga Qeveria dhe nga gjithë popullata që të kuptojnë qartë kërkesën tonë e cila nuk është aspak politike por kërkesë e cila ndikon drejtëpërsëdrejti në përmirësimin e statutsit dhe mirëqenien e të punësuarve në sektorin publik e të punëtorëve shëndetësor në veçanti”, thuhet në njoftim për media.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kërkon që Qeveria të jetë transparente dhe bashkëpunuese me organizatat sindikale në përpilimin e draftit të Projektligjit për Pagat në sektorin publik.

(Kosova Sot Online)