![Nazarko: Nëse Kurti dështon të formojë qeverinë, vjen opsioni Bedri Hamza kryeministër](/uploads/kosova-sot/images/2024/March/29/200x200_bedri-hamza-albin-kurti1711730095.png)
Ministria e Drejtësisë thotë se do t’i ulë tarifat e përmbaruesve privatë
![Ministria e Drejtësisë thotë se do t’i ulë tarifat e përmbaruesve privatë](/uploads/kosova-sot/images/2021/November/02/auto_u71635861262.jpg)
Ministria e Drejtësisë ka vendosur që të ketë ulje të tarifave të përmbaruesve privatë në Kosovë, bëhet e ditur në një komunikatë për media nga hapja e punimeve të grupit punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për tarifat e përmbaruesve privatë.
Zëvendësministri Blerim Sallahu ka thënë se ky grup është themeluar me qëllim të ndryshim-plotësimit të Udhëzimit duke marrë parasysh “vështirësitë dhe mangësitë tashmë të identifikuara në praktikën e zbatimit të tarifave”. Madje sipas Sallahut, Udhëzimi aktual lë hapësirë për interpretime rreth çështjes së gjenerimit të tarifave.
MD-ja ka thënë se për të bërë ndryshimet e duhura është bërë analizë e studimit të kostove të shërbimeve përmbarimore nga përmbaruesit privatë dhe analizë krahasuese e shërbimeve të përmbaruesve të Kosovës me ato të rajonit.
Po ashtu është bërë e ditur se është finalizuar edhe ndryshim-plotësimi i Ligjit për Procedurën Përmbarimore, “i cili adreson çështjen e ndarjes së barabartë të lëndëve të pranuara nga institucionet publike me qëllim të garantimit të funksionimit të zyrave përmbarimore, si dhe eliminimin e krijimit të monopoleve”.
Grupi punues udhëhiqet nga Ministria e Drejtësisë dhe në të marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përmbaruesi privat, Oda e Avokateve të Kosovës, Shoqata e Bankave të Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës, si dhe përfaqësuesi i Projektit CILC që mbështet përmbarimin. Ky proces mbështetet nga Programin për Drejtësi Komerciale i USAID-it.
(Kosova Sot Online)