Lexoni edhe:
Zbardhja e dosjeve të UDB-së dhe të KOS-it e nxjerrin Serbinë në bankën e të akuzuarve për krime dhe gjenocid!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të mërkurën ka shpallur rezultatet përfundimtare për Kuvendet Komunale.
Sipas rezultateve, pas bartësve të listës, kandidati më i votuari në nivel vendi është serbi nga Mitrovica Veriore, Aleksandar Spiriq.
Ai ka siguruar hiq më pak se 3.267 vota, gati edhe një herë më shumë se kandidati më i votuar shqiptar, Nora Kelmendi e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, e cila ka marrë 1.883 vota.
Spiric kishte numrin 2 në listën e kandidatëve për asamble të “Listës Serbe” në Mitrovicës Veriore.
Të gjithë kandidatët e pakënaqur me rezultatet e kumtuara dje nga KQZ kanë afat deri sot në orën 16:00 për të paraqitur ankesat e tyre.
(Kosova Sot Online)