Vazhdojnë fajdet në Kosovë: I merr 3 mijë euro borxh për t’ia kthyer 6 mijë

  • E. /
  • 05 November 2021 - 10:38
Vazhdojnë fajdet në Kosovë: I merr 3 mijë euro borxh për t’ia kthyer 6 mijë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të fajdeve në Obiliq, ku ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur nga një i dyshuar tjetër, nga i cili ka marrë para borxh 3, 000 € për t’i kthyer 6,000 €, por shuma ka ardhur duke u rritur.

Sipas policisë, i dyshuari e ka kanosur duke i kërkuar paratë.

Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari, dhe pastaj me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Obiliq, 04.11.2021 – 08:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur nga një i dyshuar mashkull kosovar, nga i cili ka marrë para borxh 3, 000 € për t’i kthyer 6,000 €, por shuma ka ardhur duke u rritur. I dyshuari e ka kanosur duke i kërkuar paratë. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari, dhe pastaj me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)