Serbët paralajmërojnë aksion në veri të Kosovës, ja çfarë shkruajnë mediet serbe
Pushteti në Prishtinë po tenton të marrë në kontroll furnizim me energji elektrike të veriut dhe komplet rrjetin transmetues të energjisë, ka tërhequr vërejtjen Milovan Drecun.
Sipas tij kjo shihet me paraqitje e të huajve rreth Vallaçit që është shenjë e qartë e përgatitjes së aksionit të dhunshëm – prania e inteligjencës informative është rritur dukshëm në atë pjesë, shkruan media serbe.
Shenjë e besueshme e kësaj përgatitje sipas Decun, është prania e shpeshtuar e inteligjencës informative të veprimit të strukturave të KFOR-it në Vallaç, qëllimi i ndërhyrjes sipas tij është marrja në kontroll i Vallaçit si trafo strategjike e furnizimit në veri.
“Kjo na shpie në përgatitjen e aksionit të njëanshëm të Prishtinës, të gjitha këto nuk do të ndodhnin nëse Prishtina do të përmbushte marrëveshjet“, tha ai.
Drecun sqaroi se pse Vallaç është cak i Prishtinës dhe pse shqiptarët presin 6 nëntorin për aksionin e tyre të njëanshëm.
“Prishtina përpiqet të marrë në kontroll furnizimin me energji elektrike në veri dhe komplet rrjetin transmetues. Kyçe janë trafo në Vallaç dhe Ujmani (Gazivoda), hidrocentrali në Ujman dhe rrjeti i tensionit të lartë Novi Pazar-Vallaç dhe Ujman –Vallaç. Menaxhimi me këto sisteme transmetuese ndaj nyejve të energjisë dhe mirëmbajtjen e ka EMS, ndërsa operatori i Kosovës KOST tentojë t’i marrë në kontroll këto”, tha Drecun.
Problemi sipas tij ndodhi me 6 maj, kur në Parlamentin e Kosovës u mor vendimi me të cilin autorizohet KOST që të marrë pagesën e rrymës për qytetarët që nuk paguajnë rrymën në Kosovë.
“Ky afat skadon me 6 nëntor, prandaj ka paralajmërime se Prishtina mund të ndërmarrë aksion të njëanshme për të marrë kontrollin në të gjithë sistemin, por ato aksione nuk do të kalonin pa incidente dhe përdorim të njësive speciale”, tha ai.
Mbyllja e syve të KFOR-it dhe kërcënimi serb për ndërhyrje
Dekani i Fakultetit të studimeve të sigurisë, Miroslav Bjegoviç, tha se duke marrë parasysh se Prishtina nuk pranon asnjë nënshkrim të marrëveshjeve me Beogradin, ka rrezik real që pushteti radikal i Prishtinës në vikend të dërgojë njësitet speciale ROSU me qëllim marrjen e Vallaçit edhe Ujmanit (Gazivodës).
“Kjo do të thotë se serbëve me plan iu shkyçet rryma dhe detyrohen në zhvendosje. Një nga qëllimet strategjike është pavarësia energjetike dhe në këtë aksion janë inkurajuar nga ambasadori britanik në Prishtinë dhe njeriu i tyre në OSBE. Me këtë ata konsiderojnë se kanë mbështetje për aksion dhe KFOR-i do t’i mbyll sytë në shkeljen e rezolutës 1244, që dyshimtë po sillen dhe vëzhgojnë fshatin serb Zhirkovc, ku ndodhet Vallaç i ndërtuar me mjete serbe që nga 1954”, tha ai.
Bjegoviç nënvizon se forcat e sigurisë serbe kanë sytë edhe veshët hapur edhe po vëzhgojnë situatën në Kosovë. deklaroi ai.
(Kosova Sot Online)