Pandemia/ BE-ja jep 90 milionë euro ndihmë për Shqipërinë

  • E /
  • 05 November 2021 - 13:15
Pandemia/ BE-ja jep 90 milionë euro ndihmë për Shqipërinë

Komisioni Evropian, në emër të BE-së, ka disbursuar sot 90 milionë euro ndihmë makro-financiare (MPJ) për Shqipërinë.

Ky disbursim është kësti i dytë dhe i fundit i një programi mbështetës prej 180 milionë eurosh për Shqipërinë, i cili është pjesë e paketës së MPJ- së prej 3 miliardë eurosh për dhjetë partnerë të zgjerimit dhe fqinjësisë që synon të ndihmojë të kufizohen pasojat ekonomike të pandemisë COVID-19.

“Lajm i rëndësishëm për Shqipërinë. BE disbursoi sot 90 milionë Euro ndihmë makro-financiare, kësti i dytë dhe i fundit prej 180 milionë Euro nga programi mbështetës për Shqipërinë, me qëllim që të ndihmojë në kufizimin e pasojave ekonomike të pandemisë Covid-19”, ka shkruar në Twitter eurokomisioneri Oliver Varhelyi. 

(Kosova Sot Online)