
Lexoni edhe:
VETTING-u është mjeti i vetëm për shërimin e sistemit juridik, të bëhet së bashku me partnerët strategjik ndërkombëtar
Policia njofton se dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur viktimën mashkull kosovar derisa ishte duke lëvizës me veturën e tij(postë e shpejtë) në Kaçanik.
Sipas raportit 24 orësh plaçkitësit i kanë grabitur 562 euro dhe janë larguar me motoçikletë.
“Fsh. Doganaj, Kaçanik 05.11.2021 – 18:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij të punës (postë e shpejtë) është ndaluar nga dy të dyshuar të panjohur të cilët ishin të maskuar dhe të njëjtit në kërcënimin e armës i kanë grabitur 562 €, dy telefona dhe çelësat e makinës. Të dyshuarit janë larguar me motoçikletë në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.
(Kosova Sot Online)