Lexoni edhe:
Chiara Ferragni krijoi markën e saj të bukurisë
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë.
Për pasojë ka ndërruar jetë Xhume Çangu, e cila po udhëtonte si pasagjere në një prej makinave të përfshira në aksident që drejtohej nga bashkëshorti i saj.
Chiara Ferragni krijoi markën e saj të bukurisëLexoni edhe:
Nga ana tjetër policia ka bërë me dije se ditën e sotme është arrestuar 31-vjeçari i cili akuzohet se mbrëmjen e djeshme shkaktoi një aksident, ku si pasojë humbi jetën një grua.
Raportohet se 31-vjeçari e ngiste makinën e tij tip “Audi” në gjendje të dehur.
Si pasojë ai është përplasur me një makinë tip “Volkswagen” me drejtues P. Çangu dhe pasagjere bashkëshorten e tij, Xhume Çangu e cila ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
“A. Ç., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Audi” në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Volkzvagen” me drejtues shtetasin P. Ç., si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit P. Ç., 68 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka gjetur vdekjen bashkëshortja e tij, shtetësja Xh. Ç., 67 vjeç.”
(Kosova Sot Online)