49 pacientë në trajtim mjekësor nga COVID-19 dhe post-COVID

  • E. /
  • 06 November 2021 - 11:55
49 pacientë në trajtim mjekësor nga COVID-19 dhe post-COVID

49 pacientë janë në trajtim mjekësor nga COVID-19, në klinikat e QKUK-së  dhe spitalet e përgjithshme. 16 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 33 janë pacientë që po marrin trajtim mjekësor post-COVID.

15 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 1 në mjekim intensive në gjendje të rënduar shëndetësore.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 3 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë, post-COVID

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 2 pacientë

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

Spitali i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 1 pacient

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.

(Kosova Sot Online)