Lexoni edhe:
Të gjithë humbësit e zgjedhjeve parlamentare bashkohen në koalicion kundër LVV-së për ta kapur pushtetin në komuna pas zgjedhjeve lokale!
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e e rëndë në Pogradec ku dy të mituara janë ngacmuar seksualisht.
Burime bëjnë të ditur se shtetasi A.Haxhillari është drejtor në shkollën 9 vjeçare të fshatit Stropckë.
Sipas burimeve ngacmimi ndaj minoreneve ka filluar 2 javë më parë ndërsa ka qënë policia e Pogradecit ajo që në bazë të informacioneve ka mundur të zbardhë dëshminë e dy të miturave në prani të psikologeve të cilat kanë pranuar se drejtori u ka bërë shenja gjatë mësimit.
Po ashtu, ai u ka dërguar sms ngacmuese në orët e natës. Mësohet se drejtori është pezulluar nga puna.
(Kosova Sot Online)