Lexoni edhe:
U akuzua se inskenoi rastin e zyrtarit të VV-së, reagon Haliti: Familjet kanë probleme pronësore mes vete
Schmidt thotë se Dodik ishte fajtori kryesor për situatën aktuale në Bosnjë e Hercegovinë dhe shtoi se komuniteti ndërkombëtar nuk do t’i shikojë me sy të mirë lëvizjet e tij që çojnë në destabilizimin e shtetit.
Ditët e fundit mediat botërore shkruajnë dhe flasin gjithnjë e më shumë për Bosnje-Hercegovinën dhe situatën e tensionuar politike, raporton Avaz..
Anëtari serb i Presidencës së BeH, Milorad Dodik, Përfaqësuesi i Lartë Christian Schmidt dhe baronesha Arminka Helic folën për BBC Radio fundjavën e kaluar.
Schmidt tha se Dodik është fajtori kryesor për situatën aktuale në BeH dhe shtoi se komuniteti ndërkombëtar nuk do t’i shikonte me sy të mirë lëvizjet e tij që çojnë në destabilizimin e shtetit.
“Njoftimi i anëtarit të Presidencës, Milorad Dodik, se do të flasë për shpërbërjen paqësore të vendit, siç ka filluar ta shpallë tani, për ta shpërbërë ushtrinë dhe për ta pasur ushtrinë e vjetër të Republikës Srpska. Mendoj se është koha për ta bërë të qartë se komuniteti ndërkombëtar nuk është i detyruar në asnjë mënyrë, për të hyrë në situatat në të cilat prej të cilave sapo dolëm në vitet 1990. Nuk ka shpërbërje paqësore”, tha Schmidt.
I pyetur nga gazetarët e BBC-së se si Përfaqësuesi i Lartë i mëparshëm Valentin Inzko hezitonte t’i përdorte kompetencat që kishte në dispozicion, Schmidt dha një përgjigje të qartë.
“Unë i kam një sirtar dhe një kontratë e mirë qëndron në atë sirtar. Nëse vijnë sfidat, duhet të ketë mirëkuptim se ato ndoshta janë pjesë e zgjidhjes”, tha Schmidt.
(Kosova Sot Online)