Vrasja e biznesmenit Hoxha, “Passati” i fshehur fundosi autorin dhe vëllanë e tij

  • E. /
  • 08 November 2021 - 12:11
Vrasja e biznesmenit Hoxha, “Passati” i fshehur fundosi autorin dhe vëllanë e tij

Detaje të reja zbardhen nga hetimet për vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha.

Pajtim Rrushi sipas burimeve ka fshehur makinën e të vëllait Fredi Rrushi që mund te shërbente si prove për të mbledhur gjurmët e ADN.

Ai gjithashtu refuzon të tregojë vendin e automjetit tip “Passat”, me të cilin Ferdinandi mori Rruzhdiun dhe më pas e vrau. Pajtim Rrushi, gjatë dëshmisë së tij në polici ka treguar se nuk mund ta tregojë se ku është makina tip “Passat”, pasi avokati i familjes, Alban Bengasi, u ka treguar që të mos tregonin vendndodhjen e makinës dhe dorëzimin e saj në polici.

Frika se në makinë mund të ketë shenja gjaku të Rruzhdi Hoxhës, e bën akoma dhe më bindëse implikimin e Ferdinandit në këtë vrasje dhe zhdukjes së trupit të viktimës së tij.

Çuditërisht makina tip “Passat” ende nuk është gjendur nga policia e Tiranës, për shkak se ajo mbahet diku e fshehur apo është djegur në ndonjë vend ende që nuk është zbuluar. 

Pajtimi mohon me ngulm të ketë lidhje me vdekjen e biznesmenit Hoxha.

Nga ora 3 e mëngjesit që ka bërë ekzekutimin Fredi Rrushi ka marrë viktimën e ka vrarë direkt sipas dyshimeve dhe me pas i ka marrë celularin dhe e ka zbritur poshtë pranë shkolles së bashkuar dhe e ka hedhur ne tokë.

Celulari është gjetur nga një taksist i cili ka vajtur dhe e ka shitur në një pikë për tregtimin e celularëve. Pronari i servisit të celularëve e ka ndezur dhe e ka përdorur për punën e tij, organi i akuzës e ka gjurmuar celularin dhe ka shkuar dhe e ka gjetur më pas duke marre deshminë e taksisit i cili ka rrëfyer se e ka gjetur në rrugë dhe e kishte shitur per 10 mijë lekë. Sipas burimeve gjithcka përkon me pamjet filmike dhe qelizat e celulareve të autorit dhe viktimës.

(Kosova Sot Online)