E pazakontë, gruaja lind në makinë, infermierja e udhëzon nga telefoni

  • A.P /
  • 08 November 2021 - 17:01
E pazakontë, gruaja lind në makinë, infermierja e udhëzon nga telefoni

Kur dhimbjet e lindjes nisin, foshnja nuk pyet nëse nëna është në spital, a jo. E tillë është historia e një nëne të re në Itali, e cila lindi beben e saj në makinë.

Gruaja lindi foshnjën e saj në makinë, falë udhëzimeve të një infermiereje nëpërmjet telefonit.

Mediet italiane njoftojnë se gruaja shtatzëne ishte nisur për në spital bashkë  me të shoqin, pasi i kishin filluar dhimbjet. Por dhimbjet u bënë aq të forta sa i shoqi ndali makinën, pasi gruaja ishte gati të lindte fëmijë.

Për fat të mirë çifti telefonuan infermieren-mami, e cila i udhëzonte ata nëpërmjet video-telefonatës.

Mësohet se infermierja ka dhënë këshilla të dobishme, deri në mbërritjen e ambulancës, e cila transportoi nënën dhe fëmijën në spital.

Të dy, nëna dhe bebja e vogël gëzojnë shëndet të mirë, shkruajnë mediet italiane.


(Kosova Sot Online)