Lexoni edhe:
Qeveria Kurti dhe institucionet e drejtësisë me goditjen e madhe antikrim kundër të inkriminuarit Shpend Ahmetit me kompani
Nga Spitali i Gjakovës kanë njoftuar policinë se është paraqitur një e mitur, e cila ka kërkuar tretman mjekësor pasi është shtatzënë.
Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës, ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh.
Sipas policisë, viktima ka deklaruar se që dy vite është duke bashkëjetuar me të dyshuarin.
I dyshuari është arrestuar, ndërkaq pas intervistimt, është liruar.
Rasti është iniciuar si “Bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeçare”.
“Bashkësi jashtëmartesore me person nën moshën 16 vjeçare –Gjakovë, 08.11.2021 – 14:00. Nga Spitali i Gjakovës është raportuar se viktima femër kosovare e mitur, ka kërkuar tretman mjekësor pasi që është shtatzënë. Sipas viktimës, ajo që dy vite është duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit në lidhje me rastin, është liruar”, ka bërë të ditur policia.
(Kosova Sot Online)