Lexoni edhe:
Idrizi, reagon për posterat me motive nënçmuese: Xhafer Tahiri e ka përdorur gjuhen e urrejtjes gjatë gjithë fushatës
Eksperti i çështjeve politike, Daniel Serwer, profesor në Universitetin John Hopkins, ka kërkuar dokumente që mbështesin pretendimet e analistit serb, Dushan Janjiq se ish-emisari i SHBA-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell paguhet për të lobuar për Serbinë.
Serwer ka kërkuar prova për këto pretendime, duke thënë se do t’ia dërëzonte Departamentit të Drejtësisë në SHBA.
“Më dërgoni prova dokumentuese që kjo është e vërtetë dhe unë do t’ia dorëzoj personalisht Departamentit të Drejtësisë”, shkroi Janjiq në Twitter.
Grenell dje e ka quajtur “lajm të rremë”, deklaratën e analistit serb, Dushan Janjiq, se “Serbia i paguan Grenellit 100 mijë dollarë për muaj” për të lobuar. Në një përgjigje për Gazetën Express, Grenell e ka quajtur të turpshëm këtë pretendim.
(Kosova Sot Online)