Arrestohet 24-vjeçari i kërkuar nga Gjykata e Ferizajt
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar pasditën e sotme, rreth orës 15:00 ka arrestuar një person me inicialet I.T (M/K) i moshës 24 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale,‘’Lëndim i lehtë trupor’’, me dënim burgimi prej gashtë (6) muajve.
“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online)