Gjendja serioze në rajon: Serbia me 62 të vdekur për një ditë, Shqipëria 770 raste me Covid-19

  • A.P /
  • 09 November 2021 - 18:16
Gjendja serioze në rajon: Serbia me 62 të vdekur për një ditë, Shqipëria 770 raste me Covid-19

Kosova aktualisht është vendi i fundit në rajon për më sa paku raste pozitive me Coronavirus, brenda 24 orëve. Sipas të dhënave të ministrisë, brenda ditës janë shënuar 11 raste pozitive me virusin Covid-19, teksa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

E raste aktive në vend janë 447.

Për dallim nga Kosova, në Shqipëri numri i rasteve pozitive brenda ditës është dukshëm më i madh. Kështu në 24 orët e fundit 770 qytetarë u infektuan me virusin Covid-19. Aktualisht janë 8157 raste aktive në Shqipëri.

Gjendje jo e mirë nuk është as në Maqedoninë e Veriut. Brenda 24 orëve të fundit nga 3.317 teste të kryera në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 667 persona. Numri i rasteve aktive në Maqedoni është 8. 006.

Në 24 orët e fundit në Serbi, janë raportuar 5,103 raste të reja me Coronavirus, teksa 62 qytetarë kanë vdekur. Të hospitalizuar në këtë shtet janë 6.657 qytetarë, ndërsa 277 janë në ventilatorë.

Të dhënat për Covid-19 në Serbi

Ndërkohë sipas raportit të fundit, as në Malin e Zi, situata  epidemiologjike nuk është e mirë. Atje janë shënuar 732 raste të reja me Coronavirus, teksa janë shënuar gjashtë raste të vdekjes në 24 orët e fundit. 451 persona u shëruan brenda kësaj periudhe.

(Kosova Sot Online)