
Pamje nga helikopteri: Emigrantët të dyndur në kufirin Bjellorusi – Poloni

Ministria e Mbrojtjes e Polonisë ka publikuar pamje ku shihen emigrantët e grumbulluar në zonën kufitare me Bjellorusinë, afër rajonit Kuznica.
Mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika po mundohen që ta kalojnë kufirin mes këtyre dy shteteve, që gjithashtu është kufi lindor i Bashkimit Evropian me pjesën e Evropës Lindore.
Shumë prej emigrantëve shpresojnë që të arrijnë në Gjermani. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se trajtimi që po ua bën Bjellorusia atyre që e kanë marrë rrugën e rrezikshme është çnjerëzor, shkruan gazeta britanike, “Independent”.
Për krizën ka reaguar edhe OKB-ja, duke thënë se shtetet duhet të bëjnë hapa të menjëhershëm për ta shtendosur krizën e patolerueshme me emigrantë në kufirin mes Polonisë e Bjellorusisë.
Michelle Bachelet, drejtoreshë e agjencisë për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, i bëri këto komente përmes një deklarate të publikuar të mërkurën.
Tak obecnie wygląda obozowisko migrantów w rejonie Kuźnicy pic.twitter.com/6ymOtfCroK
— Ministerstwo Obrony Narodowej ?? (@MON_GOV_PL) November 9, 2021
“U bëj thirrje shteteve që të bëjnë hapa të menjëhershëm për ta shtendosur dhe për ta zgjidhur këtë gjendje të patolerueshme në linjë me detyrimet e tyre nën ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe ligjin për refugjatët”, tha zyrtarja e lartë.
(Kosova Sot Online)