Lindi në javën e 19 dhe peshonte 420 gramë, fëmija futet në librin “Guinness”
Një fëmijë amerikan që ka ardhur në jetë në javën e 21-të është cilësuar si foshnja e parë në botë që ka ardhur në jetë para kohe kaq shpejt. Curtis Means, ka lindur në Alabama vitin e kaluar dhe peshonte vetëm 420 gramë. Ai aktualisht është 16 muajsh dhe sapo është futur në librin e rekordeve “Guinness”.
Nëna e fëmijës, Michelle Butler, lindi më 4 korrik të 2020, pikërisht në Ditën e Pavarësisë. Ajo ishte shtatzënë me dy binjakë, por njëri ndërroi jetë një ditë pas lindjes.
Edhe për Curtis, mjekët thanë se ka shumë pak shanse për të mbijetuar, e prej ditësh qëndroi i mbyllur në njësinë e kujdesit intensive. Mirëpo, për fat të mirë, foshnja ia doli dhe sot gëzon shëndet të plotë.
“Të jem në gjendje të marr Curtis në shtëpi dhe të befasoj fëmijët e mi më të mëdhenj me vëllain e tyre më të vogël është një moment që do ta kujtoj gjithmonë”, tha nëna e fëmijës.
(Kosova Sot Online)