
Lexoni edhe:
Punonte ditë e natë për të rritur dy fëmijët, ja kush ishte polici që humbi jetën në aksidentin tragjik
Katër persona janë lënduar pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Sekiraqë në Podujevë.
Sipas njoftimit personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.“Sot rreth orës 08:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë (fshati Sekiraqë), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të katër automjeteve në lëvizje.
Si pasojë e aksidentit, janë lënduar katër persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online )