Mjegull e ngrica, moti për ditët e fundit të kësaj jave
Deri në fundjavë, në vendin tonë mbetet mot i qëndrueshëm, me vransira dhe me diell. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave priten edhe kushte për mjegull, e vende-vende do të ketë edhe ngrica.
Cilësia e ajrit, do të jetë në vlera të pranueshme e mesatare, e në periudha më të zgjatura të qetësisë gjatë mbrëmjes kalon edhe në vlera të dobëta, sidomos ditën e shtunë.
12.11 – Pas mëngjesit me mjegull përgjatë ultësirave, ditën kryesisht me vransira dhe intervale më të gjata me diell.
13.11 – Kryesisht me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.
14.11 – Vransira e diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu në perëndim të vendit.
15.11 – Kryesisht vranët, me mundësi për reshje të dobëta shiu në mëngjes.
Temperaturat minimale në rënie edhe deri në 0C. Maksimalet pa ndryshime deri të dielen, ndërmjet 11C e 13C, e të hënën zbresin në 10C.
Era do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-6m/s, e të hënën nga verilindja.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies, mirëpo mbetet mbi vlera normale.
(Kosova Sot Online)