
Dyshohet se e zuri lisi, policia jep detaje për vdekjen e burrit në Bjeshkët e Rugovës

Një person ka vdekur mesditën e së enjtes në fshatin Shtupeq i Madh të Pejës.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima ishte duke prerë një lis në pyll, ndërkaq dyshohet se lisi është rrëzuar dhe e ka zënë, duke e lënë të vdekur.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.
Policia ka njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Fsh. Stupeq i Madh, Pejë, 11.11.2021 – 11:49. Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ka qenë duke prerë një lis në pyll, dyshohet se lisi është rrëzuar e ka zënë viktimën, duke e lënë të vdekur. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online)