![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Prizrenasi në rrezik për jetë, u ther me thikë nga një tjetër
![Prizrenasi në rrezik për jetë, u ther me thikë nga një tjetër](/uploads/kosova-sot/images/2021/November/12/auto_prizren-2-600x3601636708398.jpg)
Një person është në rrezik për jetë, pasi është therur me thikë nga një tjetër.
Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes, në rrugën “Njazi Alishani” në Prizren.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje, ku i dyshuari ka sulmuar viktimën me thikë.
Sipas mjekut, gjendja e viktimës është në rrezik për jetë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërkaq rasti vazhdon të hetohet.
“Rr. Njazi Alishani, Prizren, 12.11.2021 – 00:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në emergjencën e spitalit të Prizrenit për tretman mjekësor dhe sipas mjekut gjendja e viktimës është në rrezik për jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia.
(Kosova Sot Online)