
Lexoni edhe:
Mali i Zi vendos masa të reja për festat e fundvitit si shkak i rritjes së numrit të infeksioneve
Inspektorati Sanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë brenda një jave ka mbyllur 24 lokale në Kosovë për shkak të mos-respektimit të masave anti-COVID-19.
gjatë javës janë shqiptuar edhe 184 gjoba, ku 58 janë shqiptuar për persona fizik, ndërkaq 126 për persona juridik.
Sipas raportit javor që është publikuar nga AUV-i, gjatë kësaj jave inspektorët sanitar kanë bërë gjithsej 2 mijë e 413 inspektime në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj e Gjilan.
Ndërkaq gjoba për persona juridik janë shqiptuar po ashtu në Komunën e Mitrovicës 2, Pejë 33, Prizren 24, Ferizaj 15, Gjilan 28.
(Kosova Sot Online)