
Lexoni edhe:
Abuzimi masiv i votës së lirë dhe kapja kriminale e shtetit po i zhgënjen qytetarët, protestojnë me abstenim nga zgjedhjet dhe prishje të votës
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në Kosovë do të mbajë mot i ngjashëm sikurse që ishte gjatë kësaj jave.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë Celsius.
“Mot kryesisht i ngjashëm. Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.
(Kosova sot Online)