Hapet në kohë qendra më e madhe e votimit në Prizren

  • G.g /
  • 14 November 2021 - 08:08
Hapet në kohë qendra më e madhe e votimit në Prizren

Sot mbi një milion e 260 mijë votues pritet të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të komunave.

Në 21 komuna janë 42 kandidatë që garuan edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve dhe sot i mbetet votuesve të vendosin për të parin e komunës së tyre për një mandat katër vjeçar.

Shkolla “11 Marsi” është hapur qendra e votimit njëhershmit edhe më e madhja në vend.

Në Komunën e Prizrenit gara në balotazh është mes Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje.

(Kosova Sot Online)