Qytetarët shfrytëzojnë trafikun urban drejt qendrave të votimit
Mediat po përcjellin një ditë pune në Trafikun Urban, konkretisht në linjën 1 ku shihet se ka numër të madh të qytetarëve që po shfrytëzojnë shërbimet e transportit në këto orë të mëngjesit.
Në një intervistë ndër te vetmet konduktere femra në Kosovë, Ramize Aliu tha se ditën e ka filluar në 06:40 dhe ka vërejtur fluks më të madh të njerëzve.
“Për fillim ka pas udhëtarë zakonisht e kanë shfrytëzu edhe për punë por edhe për ta kryer obligimin qytetar pra votimin.” shtoi ajo.
(Kosova Sot Online)