Këto janë komunat me daljen më të madhe në zgjedhje sipas DnV

  • E. /
  • 14 November 2021 - 12:21
Këto janë komunat me daljen më të madhe në zgjedhje sipas DnV

Sipas raportimeve të vëzhguesve të Demokracisë në Veprim (DnV), pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e votimit në 21 komunat ku po zhvillohet balotazhi është përafërsisht e njejtë me raundin e parë, rreth 7%. Komunat me daljen më të madhe janë: Mamusha (18%), Juniku (17%), Kllokoti (12%) dhe Shtimja (11%), ndërsa dalja më e ulët është regjistruar në komunën e Dragashit (4%).

Sipas DnV, deri më tani është raportuar për nivel jo të kënaqshëm të respektimit të masave anti-covid nga ana e komisionerëve (70%), ndërsa qytetarët po tregojnë edhe më pak kujdes në respektim të masave (në nivelin 56%).

“Raportohet edhe për vështirësi në gjetjen e emrit në Listën e Votuesve, ndonëse në nivele shumë më të ulëta sesa në raundin e parë. Në rreth 14% të vendvotimeve janë evidentuar deri në 10 raste kur qytetarët nuk e kanë gjetur emrin në Listën e Votuesve.

Votimi me asistencë vazhdon të jetë gjerësisht i shprehur edhe në këtë raund. Raportohet se votimi me asistencë është administruar në mbi 2/3-tat e të gjitha vendvotimeve. Për më tepër, në 5% të vendvotimeve, numri i rasteve me asistencë të rregullt shkon deri në 50 sosh.

Deri më tani, vëzhguesit e DnV-së nuk kanë raportuar për asnjë rast të fotografimit të votës. Poashtu, brenda dhe jashtë qendrave të votimit, nuk janë hasur persona apo grupe të organizuara që u kanë bërë presion votuesve”, thuhet në njoftimin e tyre dërguar mediave.

(Kosova Sot Online)